osnovna-skola-ibrahim-keljmendi-presevo-slika-skole

2597 NXËNËS MË PAK PËR 8-të VITE NË SHKOLLAT E PRESHEVËS

Për tetë vite në shkollat e Preshevës  numri i nxënësve ka pas një rënje drastike  me 2597 nxënës në të gjitha shkollat e Preshevës me rrethinë. Si pasoj e kësaj, vie migrimi i të rinjëve drejt shteteve të Bashkimit Evropian, Kosovës, Shqipëris edhe një numër i vogël në Maqedoni. Pasi që në Preshevë ka ndikuar problemi ekonomik dhe politik, duke mos pas një perspektiv për një jetë më të mirë për rininë preshevare.

Kuadrot e kualifikua në të shumtën e rasteve kanë ikur si pasojë e diskriminimi politik nga pushteti qëndrorë sëbashku me ato lokale.  Nuk iu ka dhënë mundësia që ata të ushtrojnë profesionin e tyre, gjë që ka ndikuar deri në presion psiqik dhe kanë ikur andej ku kanë mundur të gjejnë veten.

Salla

Por, përpos rënjes së nxënësve, në këtë kalkulim është edhe nje numër i madh i prindërve që kanë ikur sëbashku me fëmijët e e tyre. Dhe ajo e mos shtimit të natalitetit që nënkupton rënje edhe në popullatën e Preshevës.

Më poshtë mund të shihni edhe tabelën se ku ka pasë rënje më të madhe të nxënësve.

SHKOLLA VITI 2010 TË REGJISTRUAR VITI 2018 TË REGJISTRUAR MË PAKË PËR 8-të VITE
Sh.f. “Prof. Ibrahim Kelmendi 2207 1365 842
Sh. f. “Selami Hallaqi” Rahovicë 534 334 200
Sh.f “Zenel Hajdini” Raincë 289 180 109
Sh.f. “Dituria” Corroticë 402 234 168
Sh.f. “Vuk Karaxhiq” S. Hekurudhor 197 164 33
Sh.f. “9 Maji” Leran Shqiptarë

Serb

605 295

36 Gjithësej  331

274
Sh.f. “Abdulla Krashnica” Miratoc 439 176 263
Sh.f. “Migjeni” Caravajkë 80 36 44
Gjimnazi “Skenderbeu” Preshevë 1025 805 220
SHMT “Presheva” në Preshevë 1309 865  1933 444
GJITHSEJ 7087 4490 2597

Qenda për Hulumtim dhe Monitorim së shpejti do të bëjë edhe  një statistik se sa është numri i qytetarëve preshevarë që jetojnë jashta Preshevës.