REAGIM PËR NDALIMIN E KRYETARIT TË PDSH-së z. RAGMI MUSTAFA

ragmi-mustafa

Organizata jo qeveritare “Qendra për Hulumtim dhe Monitorim”, reagon ndaj ndalimit të zotit Ragmi Mustafa, kryetar i PDSH-së nga autoritetet e policisë të R. Serbisë, në pikëkalimin e Depcës.. Nëse zoti Mustafa është ndaluar për shkak deklaratave të tij për bashkangjitjen e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, atëherë autoritet e MPB duhen të marrin masa urgjente edhe ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ai po cenon kushtetuten e R. Serbisë duke u shprehur hapur për “korrigjim” të kufijve me Kosovën. Ndaj, QHM, kërkon nga zyrja e Bashkimit Europian dhe ambasadat e akredituara në Serbi, që të marrin masa urgjente dhe t’i ndalojë keto provokime. QHM Preshevë Kujtim Sadriu, kryetar