VIJNË LAJME EDHE MË TË KËQIJA PËR TË DIPLOMUARIT NË SHTETET E RAJONIT

VIJNË LAJME EDHE MË TË KËQIJA PËR TË DIPLOMUARIT NË SHTETET E RAJONIT20180505_223244
Shumë të rinj studentë, të diplomuar në Universitetet e rajonit e sidomos në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri etj, tani do ta kenë më vështirë për nostrifikimin e diplomave, nëpër disa fakultete përkatëse.
Siç mësohet nga ENIC NARIC, që gjendet pranë Ministrisë së Arsimit në Beograd, në një përgjigje drejtuar një të riu nga Presheva, i cila ka kryer Fakultetin Juridik në Shqipëri, bëhet me dije se akoma nuk është marrë pëlqimi nga ministria për njohjen e diplomave të të gjitha Fakulteteve Juridike.
Gjithashtu, mësohet, jo zyrtarisht se Ministria e Arsimit në Beograd për disa fakultet: Juridik, Ekonomi, Arkitekturë, do të ketë provime shtesë për ta nostrifikuar diplomën e shteteve tjera.
Vlen të theksohet se deri më tani mos nostrifikim i diplomave ka qenë nga Republika e Kosovës, tani në problem kanë hasur edhe nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja etj.
Më poshtë keni përgjigjen e ENIC-NARIC drejtuar një të Juristit të Diplomuar nga Presheva