oesd_diplom

Gjykata themelore në Bujanoc, në mbrojte të krimin administrativ në shkollat shqipe në Preshevë

Aktakuza për vepër penale kundër drejtoreshës së Shkollës Fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi”, zonjës Besa Sahiti, nuk po përfund akoma. Gjykata po punon me urdhërat e Riza Halimit.

Edhe për kundër dëshmive që posedon gjykata dhe prokuroria në Bujanoc, nga Inspektori Republikan i punës, Inspektori Republikan i arsimi, Inspektori komunal i arsimi se ish shefi i kabinetit të Riza Halimi, Mentor Nuhiu është punësuar në mënyrë jo ligjore në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi”, Gjykata e Bujanoci lëndën nuk po e përfundon, por po e mban në sirtar, edhe ate si duket me urdhërat e kolaboracionistit të armikut Riza Halimi.

Seanca ka përfunduar më 09.05.2017 dhe mbrenda një muaji sipas rregullores gjykata është dashur ta sjell aktvendimi, mirëpo ja që kjo nuk po ndodh për shkak ingirencave që ka në gjykatë Partia për Veprim Demokratik, në krye me Riza Halimin.

E gjithë kjo zvarritje vjen si arsyetim se kjo gjykatë më herët kishte sjellur një aktvendim në favor rë Partisë për Veprim Demokratik ku gjykata e apelacionit ju kiste hedhur poshtë. Tani heshtja e gjykatësi si duket po pret që si të vendoset në seancën e caktuar më23.08.2017 që mos të binë vendime të kundërta për mos tu zbuluar mallverziet e gjykatësve të cilët punojnë në favor të politikës e jo komform ligjit. Vlenë të theksohet se komisioni për dhënien e pëlqimit për mbushjen e vendit të punë dhe administrata shkollore në Leskoc ka dhënë pëlqim për të mbushur një vend pune për lëndën e Matematikës e jo për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Sipas informacioneve jo zyrtare QHM, mëson se pëlqimi për plotësim të vendit të Matematikës ishte parapar për profesorin V.L i cili është edhe këshilltar i PVD-së. Por për shkak se ai vjen nga fshati nuk ja ka lëshuar. Qendra për Hulumtim dhe Monitorim vetëm ka paraqitur veprën penale kundrë drejtosheshës, njofton Qendra për Informim e kësaj shoqate joqeveritare.