Sh.f. "Prof Ibrahim Kelmendi"

FUNDI I MALLVERZIMEVE ADMINISTRATIVE NË SHKOLLËN FILLORE “Prof. IBRAHIM KELMENDI”

Si duket, në fund të vitit shkollor, Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” i ka plasur sherri. Sipas hulumtimeve të organizatës jo qeveritare Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, kjo shkollë njihet si një ndër shkollat me mallverzime të mëdha politike dhe me krim administrativ.

Në këtë shkollë është një numër i madh i kuadrove të pa kualifikuar. Tani krejt në fund të këtij vitit, janë përjashtuar dy mësimdhënës të Gjuhës dhe letërsis shqipe të cilët ishin të pa kualifikuar, ku tani nxënësit kanë mbetur pa notuar. Në këtë rast, drejtoresha e kësaj shkolle edhe pse kishte kuadër të kualifikuar nga radhët PVD-së asaj nuk ju dhanë orët e Gjuhës shqipe, pasi që ajo kishte një tëmetë tjetër pasi vinte nga fshati Raincë dhe jo nga qyteti!

shkolla-fillore-ibrahim-kelmendiDitë më parë inspektori Republikan ka dhënë urdhëresë drejtoreshës që aty ku janë duke punuar kuadër i pa kualifikuar, me automatizëm ti plotësoj vendet e punës me kuadër të kualifikuar, mirpo, si duket ajo nuk po e zbaton këtë urdhëresë. Qendra për Hulumtim dhe Monitorim, ditëve në vijim do të paraqes vepër penale pran prokurorisë në Bujanoc, kundër drejtoreshës znj. Besa Sahiti për keqpërdorim të detyrës zyrtare e cila ka dëmtuar buxhetin, duke i favorizuar dhe sjell interes anëtarëve të Partisë për Veprim Demokratik të cilët  janë të pakualifikuar,

Sipas informacioneve jo zyrtare, në këtë shkollë kuadri i pa kualifikuar është në lëndët: Gjuhë dhe letërsi shqipe, Muzikë, Matematikë dhe Gjuhë dhe letërsi serbe.